top of page
Të gjithë Artikujt


Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, si do funksionojë skema dhe kush përfiton
Qeveria shqiptare ka prezantuar Programin e ri Kombëtar të Strehimit, i cili parashikon subvencionimin e qirasë dhe mbështetjen e studentëve dhe çifteve të reja. Por si do të funksionojë ky program dhe sa kuota do të jenë në dispozicion? Zv.ministri i Ekonomisë Enkelejd Musabelliu dha detaje se si do të funksionojë ky program. “Janë disa programe të reja që do lancohen sapo ligji të miratohet. Një nga ato është subvencionimi i qirasë për studentët dhe të rinjtë. Janë 3 mij


Subvencion për qiranë në Elbasan, hapen aplikimet! Ja kush përfiton dhe dokumentet që duhen
Bashkia e Elbasanit ka hapur aplikimet për përfitimin e subvencionit të qirasë për vitin 2027, një program social që synon të mbështesë familjet dhe individët në vështirësi ekonomike, të cilët nuk kanë mundësi të sigurojnë vetë një banesë të përshtatshme. Sipas njoftimit të publikuar nga bashkia, aplikimet pranohen nga data 5 tetor deri më 5 nëntor 2026, ndërsa përparësi do t’u jepet kategorive të veçanta të përcaktuara në legjislacionin për strehimin social. Në listën e përf


Rama: Qeveria do të paguajë gjysmën e qirasë për studentët që plotësojnë kushtet
Qeveria do të mbulojë gjysmën e kostos së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo masë do të përfshihet në kuadrin e ligjit për strehimin social dhe të përballueshëm. Sipas Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe familjeve të tyre, në kushtet kur rritja e çmimeve e ka bërë më të vështirë përballimin e qirave, veçanërisht në Tiranë. “Qeveria do të futet për të paguar 50% t


Rritja e çmimeve u frenua në shtator, por ushqimet dhe transporti “godasin” familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua në 2.9% në shtator, nga 3.2% në gusht, por struktura e rritjes së çmimeve tregon se presionet mbi buxhetet e familjeve mbeten të forta. Ushqimet dhe transporti dhanë kontributin më të madh në inflacionin vjetor, ndërsa Banka e Shqipërisë po sinjalizon se rreziqet për çmimet mund të kërkojnë një politikë monetare më shtrënguese. Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 2.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të


Qiratë “çmendin” studentët në Tiranë, një apartament kushton 12 herë më shumë se konvikti
Nisja e vitit të ri akademik i vendos mijëra studentë përballë një tjetër kostoje të lartë: gjetjes së një banese në Tiranë. Me konviktet që nuk arrijnë të mbulojnë kërkesën dhe qiratë që mbeten të larta, strehimi po kthehet në një nga shqetësimet kryesore për familjet që duhet të përballojnë shpenzimet e studimit. Rreth 75 mijë studentë pritet të ndjekin këtë vit studimet universitare, ndërsa kapacitetet e konvikteve publike dhe private në kryeqytet janë të mjaftueshme vetëm


Airbnb po ndryshon lojën: Nga pronë në biznes, qiratë ditore dyfishojnë fitimin
Bumi që po pëson tregu i qirave në vëndin tonë ka bërë që menaxhimi i tyre të kalojë nga individi drejt kompanive që ofrojnë dhe një ekspertizë më të madhe. Rritja e interesit për këtë treg po nxitet edhe nga zhvillimi i turizmit, çka nxit nevojën për një standartizim në ofrimin e shërbimeve. Ferdinad Fushëza është ndër individët e parë që ka investuar në tregun e qirave ditore në Shqipëri, që prej vitit 1993. Sot, ai menaxhon rreth 20 apartamente dhe ka pritur mijëra turist
bottom of page