top of page
Të gjithë Artikujt


Shqipëria prodhon gjimnazistë, fqinjët prodhojnë profesionistë!
Nga Mateo Spaho Vetëm 1 në 5 nxënës shqiptarë zgjedh arsimin profesional. Në Serbi dhe Mal të Zi, ndodh e kunderta. Diferenca nuk është thjesht një statistikë: ajo tregon se e palidhur është Shqipëria nga një sistem arsimor qe i pergjigjet nevojave te ekonomisë. Në një kohë kur bizneset shqiptare ankohen vazhdimisht për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkollat e mesme shqiptare vazhdojnë të mbushen kryesisht me nxënës që ndjekin gjimnazin. Shifrat zyrtare për vitin shko


Marrëveshje e re për studentët: Më shumë praktika dhe mundësi punësimi
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për praktika profesionale dhe orientim drejt tregut të punës, ndërsa ekspertiza akademike pritet të përfshihet më gjerësisht në zhvillimin e sektorit bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fokus të marrëveshjes është krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejt


Vende të lira pune për studentët ekselentë në administratë, ja deri kur mund të aplikoni
Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë në administratën publike. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ka njoftuar se në këtë fazë janë në dispozicion 210 vende të lira pune në 91 institucione publike. Të diplomuarit me rezultate të larta mund të aplikojnë për pozicionet e hapura përmes faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike. Afati i aplikimeve është deri më 1 tetor 2026. Ministrja Pirdeni u ka bërë thir


187 mijë lekë në muaj! Profesioni që kryeson listën e pagave në Shqipëri
Paga mesatare në Shqipëri ka arritur në 92.150 lekë bruto në muaj gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke u rritur me 9.8% krahasuar me një vit më parë. Por disa profesione dhe sektorë qëndrojnë shumë mbi mesataren kombëtare. Në krye të listës së pagave janë punonjësit e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare mujore bruto arrin në 187.267 lekë. Kjo është më shumë se dyfishi i pagës mesatare kombëtare prej 92.150 lekësh dhe e vendos sektorin financiar


Paga mesatare rritet, por hendeku mbetet i madh, sa punonjës janë në minimum?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka vijuar rritjen gjatë vitit 2026. Në tremujorin e dytë, ajo arriti në 92.150 lekë, duke u rritur me 9,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, pavarësisht rritjes së pagës mesatare, shpërndarja e të ardhurave tregon se një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve vijon të paguhet në nivelet më të ulëta. Sipas të dhënave, 25,8% e të punësuarve me pagë marrin pagën minimale, ndërsa 17,1% e tyre kanë një pagë mbi 120 mij
bottom of page