top of page
Të gjithë Artikujt


Parkimi i gabuar, shkelja nr. 1 në Shqipëri! Më pak aksidente, por më shumë viktima në rrugë
Parkimi i gabuar dhe qëndrimi në vende të ndaluara vijojnë të jenë shkeljet më të shpeshta të drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se në vitin 2025, 34% e masave administrative të vendosura për kundërvajtje rrugore lidhen me këtë kategori shkeljesh, nga 31,1% në vitin 2024 dhe 30% në vitin 2023. Në total, masat administrative për shkeljet rrugore u rritën me 2,2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shkeljet e lidhura


Parkim i ri me 1,400 vende në QSUT, Rama zbulon planin
Territori i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës pritet të pësojë një ndryshim të rëndësishëm me përfundimin e parkimit të ri në hyrje të kompleksit. Projekti parashikon 1,400 vende parkimi dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, synimi është që automjetet të largohen tërësisht nga hapësirat e brendshme të spitalit. Gjatë vizitës në ambientet e reja të Kardiokirurgjisë, Rama tha se rreth 900 prej vendeve të reja do të përdoren nga personeli i QSUT-së, ndërsa 500 vendet e tjer


Durrësi nis parkimin me pagesë! Ja sa do të paguani dhe cilat janë oraret
Nga 5 tetori 2026, parkimi në rrugët dhe sheshet publike të përcaktuara në Durrës do të jetë me pagesë. Bashkia Durrës ka njoftuar nisjen e sistemit të ri, i cili do të funksionojë me dy nivele tarifash dhe me orare të ndryshme gjatë sezonit veror dhe atij dimëror. Rrugët e përfshira në skemë do të ndahen në dy kategori. Në Zonën A, tarifa do të jetë 100 lekë për orë, ndërsa në Zonën B do të jetë 40 lekë për orë. Orari i pagesës ndryshon në varësi të periudhës së vitit. Nga 1


Parking i ri nëntokësor te Liqeni Artificial, publikohet projekti (FOTO)
Bashkia e Tiranës ka publikuar projektin për ndërtimin e një parkingu të ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen”. Sipas projektit, parkingu do të ndërtohet në dy nivele nëntokësore. Kati -1 do të përdoret për automjetet, ndërsa kati -2 do t’u dedikohet autobusëve. Ndërtimi synon të shtojë kapacitetet e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke shmangur zënien e hapësirave publike në sipërfaqe. Pas p


Tirana nuk do të jetë më njësoj! Zbulohet projekti gjigant për sheshin “Nënë Tereza”, do të lejohen vetëm këmbësorët
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë pritet t’i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm, me një projekt që parashikon kthimin e hapësirës në një zonë kryesisht për këmbësorët dhe ndërtimin e një kompleksi të gjerë nëntokësor. Për realizimin e strukturave të reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka hapur procedurën e prokurimit me një fond limit prej 2.08 miliardë lekësh, ose mbi 21 milionë euro. Projekti është pjesë e nismës “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Ra
bottom of page