top of page

Parking i ri nëntokësor te Liqeni Artificial, publikohet projekti (FOTO)

Sep 23
1 min read

Bashkia e Tiranës ka publikuar projektin për ndërtimin e një parkingu të ri nëntokësor në hyrjen veriore të Parkut të Madh të Liqenit, pranë sheshit “Frederik Shopen”. Sipas projektit, parkingu do të ndërtohet në dy nivele nëntokësore.



Kati -1 do të përdoret për automjetet, ndërsa kati -2 do t’u dedikohet autobusëve. Ndërtimi synon të shtojë kapacitetet e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, duke shmangur zënien e hapësirave publike në sipërfaqe. Pas përfundimit të punimeve, hapësira mbi parking do të rikthehet në funksion të qytetarëve. Projekti parashikon gjelbërim, mbjellje pemësh dhe krijimin e rrugëkalimeve për këmbësorët.



Parkingu do të pajiset edhe me sisteme ventilimi, kamera monitorimi, kontroll aksesi dhe ndriçim modern. Sipas Bashkisë së Tiranës, projekti është pjesë e investimeve për përmirësimin e mobilitetit dhe organizimin e hapësirave publike në qytet. Me ndërtimin e parkingut të ri, synohet krijimi i më shumë vendeve të parkimit në këtë zonë, ndërsa sipërfaqja do të vijojë të përdoret si hapësirë e gjelbër dhe publike.



Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page