top of page
Të gjithë Artikujt


Sejko jep sinjalin: Më shumë kredi për biznesin
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH, ku diskutimet u përqendruan te zhvillimet e sektorit bankar, kreditimi i ekonomisë dhe procesi i integrimit të kuadrit rregullator shqiptar me atë të Bashkimit Europian. Një nga çështjet kryesore të diskutimit ishte zgjerimi i kreditimit, veçanërisht për sektorin privat. Sipas Sejkos, sistemi bankar shqiptar vijon të ketë nivele të qën


Kredi me 0% interes për ish-qiramarrësit: këto janë dokumentet që duhen për aplikim
Enti Kombëtar i Banesave ka publikuar informacionin për dokumentacionin që duhet të paraqesin ish-qiramarrësit në ish-pronë private që aplikojnë për kredi me 0% interes. Sipas informacionit të publikuar, aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania. Skema synon të mbështesë familjet përfituese për zgjidhjen e strehimit, ndërsa subvencionimi i interesave të kredisë financohet nga Buxheti i Shtetit. Dokumentet që kërkohen Nga materialet e publikuara nga Enti Kombëtar i Banesave


Kredi për studentët me norma të favorshme interesi, ministria hap thirrjen
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka hapur thirrjen për bankat e nivelit të dytë që duan të bëhen pjesë e skemës së kreditimit studentor. Në thelb, skema synon t'u japë studentëve mundësinë të financojnë kostot e studimeve përmes një kredie bankare, ndërsa një pjesë e interesit nuk do të rëndojë mbi ta, pasi do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Por sa do të jetë interesi? Kjo do të përcaktohet përmes garës mes bankave. AKFAL do të rendisë ofertat duke


Kredia "shpërthen" në korrik, kalon për herë të parë 1 trilion lekë
Kredidhënia në ekonomi ka shënuar një tjetër rekord në korrik, ndërsa bankat kanë zgjeruar ndjeshëm financimin si për bizneset, ashtu edhe për individët. Stoku i kredisë ka kaluar për herë të parë nivelin e 1 trilion lekëve, duke reflektuar rritjen e kërkesës për financim dhe aktivitetin më të lartë të sistemit bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të korrikut stoku i kredisë për ekonominë arriti në mbi 1 trilion lekë, nga rreth 993 miliardë lekë një mu


Lajm i mirë për administratën, hapen aplikimet për kredi për shtëpi pa interes
Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me 0% interes. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi hapjen e aplikimeve për 300 kuota, të parashikuara për blerjen e një banese. Thirrja e re do të hapet më 27 gusht, të premten, deri më 25 shtator 2026. Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania. Skema synon të ndihmojë punonjësit e administratës publike që plotësojnë kriteret ligjore për të siguruar një banesë. Kredia do të mundë
bottom of page