top of page
Të gjithë Artikujt


“Nuk mbijetojmë dot më!" Blegtorët i dërgojnë qeverisë 7 kërkesa urgjente
Blegtorët prodhues i kanë kërkuar qeverisë ndërhyrje të menjëhershme për të lehtësuar situatën e sektorit, duke paralajmëruar se vështirësitë e kostove dhe mbështetja e pamjaftueshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë vijimin e aktivitetit. Përfaqësues të sektorit i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Bujqësisë Andis Salla dhe ministrit të Financave Petrit Malaj, ku parashtrojnë shtatë kërkesa konkrete për sektorin e qumështit dhe blegtorinë. Sipas


Siguria ushqimore, prova e radhës për Shqipërinë. Zv.ministrja: Sfidë e madhe për integrimin
Në një kohë kur Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave dhe të mbyllë të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2027, siguria ushqimore përbën një prej sektorëve ku përafrimi me standardet europiane kërkon angazhim të institucioneve si në nivel qendror, ashtu edhe vendor. Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino tha në një intervistëj se krahas grupkapitullit të “Themeloreve”, ku përfshihen kapitujt 23 dhe 24, vëmendje të veçantë do të kërkojnë edhe sektorët që lidhen me prodhimin


Lajmi i shumëpritur për fermerët! Nis sot pagesat e Skemës Kombëtare
Nisin sot pagesat për fermerët përfitues të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Pagesat do të kryhen fillimisht për ata aplikues që kanë përfunduar me sukses kontrollet administrative dhe verifikimet në terren dhe që janë shpallur fitues pasi kanë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara. Lajmin e ka bërë të ditur Ardita Kuçi, e cila deklaroi se procesi i pagesave ka hyrë tashmë në fazën e parë. “Sot fillojnë pagesat për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujq


Të rinjtë rikthehen në fshat, kjo është skema që po i josh drejt blegtorisë
Blegtoria duket se po kthehet në një nga alternativat më të preferuara për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në fshat. Të dhënat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026 tregojnë një interes të konsiderueshëm për zgjerimin e fermave dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerë të rinj, me investimet që janë përqendruar kryesisht në tre drejtime: kafshë, makineri bujqësore dhe ambiente për mbajtjen e tyre. Nga 414 aplikimet


Skema Kombëtare e Mbështetjes, AZHBR zgjat afatin për fermerët: Ja data e re për dorëzimin e dokumenteve
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar zgjatjen e afatit për fermerët aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026. Sipas njoftimit zyrtar, afati i ri përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit shtesë është 11 shtator 2026. AZHBR bën me dije se shtyrja e afatit synon t’u krijojë aplikantëve mundësi të mjaftueshme për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar, si dhe t’u lehtësojë përfundimin e procesit të verifikimit administrativ. Agjencia u drejt
bottom of page