top of page
Të gjithë Artikujt


Eksperti: Fondet e IPARD III janë të djegura! Të përgatitemi për programin e ri
Programi IPARD III vijon të mbetet i bllokuar për Shqipërinë, ndërsa fermerët kanë humbur mundësinë për të përfituar nga rreth 146 milionë euro financime të parashikuara për zhvillimin e bujqësisë. Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ngre shqetësimin se fondet e programit nuk u aksesuan dhe argumenton se tashmë vëmendja duhet të përqendrohet te zgjidhja e problematikës së krijuar dhe përgatitja për IPARD IV. “Bujqësia filloi të rritet dhe të reduktojë atë balancën negative tregta


Marrëveshje e re për studentët: Më shumë praktika dhe mundësi punësimi
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për praktika profesionale dhe orientim drejt tregut të punës, ndërsa ekspertiza akademike pritet të përfshihet më gjerësisht në zhvillimin e sektorit bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fokus të marrëveshjes është krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejt


Të rinjtë rikthehen në fshat, kjo është skema që po i josh drejt blegtorisë
Blegtoria duket se po kthehet në një nga alternativat më të preferuara për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në fshat. Të dhënat e Skemës Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026 tregojnë një interes të konsiderueshëm për zgjerimin e fermave dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese. Në total janë regjistruar 414 aplikime nga fermerë të rinj, me investimet që janë përqendruar kryesisht në tre drejtime: kafshë, makineri bujqësore dhe ambiente për mbajtjen e tyre. Nga 414 aplikimet


LIS në telefon, fermerët marrin falas informacion për tokën dhe ulin kostot e prodhimit
Fermerët shqiptarë tashmë mund të kenë në telefon informacion të detajuar për tokën bujqësore që kultivojnë, përmes aplikacionit të ri LIS – Sistemi i Informacionit të Tokës. Aplikacioni u prezantua në Roskovec nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në plantacionin prej 7 dynymësh me shegë të fermerit Agron Gega. Përmes LIS, fermerët mund të aksesojnë pa pagesë dhe drejtpërdrejt nga telefoni të dhëna mbi karakteristikat e tokës, analizat


Skema Kombëtare e Mbështetjes, AZHBR zgjat afatin për fermerët: Ja data e re për dorëzimin e dokumenteve
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar zgjatjen e afatit për fermerët aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026. Sipas njoftimit zyrtar, afati i ri përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit shtesë është 11 shtator 2026. AZHBR bën me dije se shtyrja e afatit synon t’u krijojë aplikantëve mundësi të mjaftueshme për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar, si dhe t’u lehtësojë përfundimin e procesit të verifikimit administrativ. Agjencia u drejt
bottom of page