top of page
Të gjithë Artikujt


Protestat mbajnë bankat me dyer të mbyllura, shërbimi për klientët vijon me kufizime
Shërbimi bankar për klientët vijon të jetë i kufizuar edhe këtë të premte, me disa degë që mbeten të mbyllura, pas situatës së krijuar nga protestat dhe incidentet e dhunshme në Tiranë. Mbyllja e disa pikave fizike kufizon aksesin e qytetarëve në shërbimet që ofrohen pranë sporteleve, ndërsa klientët duhet të verifikojnë paraprakisht nëse dega ku duan të kryejnë veprime është e hapur. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, një pjesë e bankave kanë reduktuar përkohësisht numrin


Dëmet nga protesta, disa banka mbyllin përkohësisht degët në Tiranë
Dëmet materiale të shkaktuara nga protesta e dhunshme në Tiranë kanë sjellë ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit në disa degë bankash. Ditën e sotme, 15 tetor, disa institucione financiare kanë njoftuar klientët se degë të caktuara nuk do të jenë të hapura për shërbim, për shkak të situatës së krijuar pas përplasjeve dhe dëmtimeve të një dite më parë. Njoftimet janë bërë nga banka si Intesa Sanpaolo, e cila njofotn se do të ketë të mbyllu degën pranë Piramidës, në rrugën e


Banka e Shqipërisë, ndryshon drafti: Hiqet mbrojtja e posaçme për Guvernatorin
Vetëm dy muaj pasi Ministria e Financave propozoi një projektligj të ri për Bankën e Shqipërisë, që parashikonte mbrojtje të posaçme procedurale për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët, kjo dispozitë nuk është më pjesë e nismës së re të depozituar në Kuvend. Nisma e re e paraqitur më 25 shtator nga deputetë të Partisë Socialiste dhe i firmosur ndër të tjera nga Milva Ekonomi, kryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ndërhyn në ligjin ekzistues për Bankën


Sejko takohet me FMN dhe Bankën Botërore, mesazhet që u përcollën
Sistemi financiar shqiptar ka shënuar përmirësime të rëndësishme krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare kanë evidentuar forcimin e institucioneve financiare, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian. Gjetjet u diskutuan gjatë takimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Bo


Kredi për shtëpi në 2027, zbardhet skema për çiftet e reja. Kush mund të përfitojë
Programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja pritet të nisë në vitin 2027 me 4 mijë kredi të lehtësuara, por mënyra se si do të funksionojë skema ka disa detaje që përcaktojnë se kush përfiton interesin zero, kush kalon në 3% dhe çfarë ndodh nëse banesa që dëshiron familja kushton më shumë se 60 mijë euro. Detajet janë bërë të ditura nga drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabova, në një intervistë televizive. Skema parashikon që një pjesë e kredive të kenë i


Bankat, më shumë transparencë për këmbimin valutor me karta dhe transfertat online
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime që synojnë rritjen e transparencës për tarifat e këmbimit valutor në transaksionet bankare, veçanërisht gjatë përdorimit të kartave dhe transfertave online. Ndryshimet lidhen kryesisht me kërkesën që klientët të informohen qartë dhe paraprakisht për tarifat e këmbimit valutor që aplikohen kur kryejnë transaksione me kartë në ATM ose POS, përfshirë edhe rastet kur bankat aplikojnë një mark-up mbi kursin e këmbimi
bottom of page