top of page
Të gjithë Artikujt


Njoftim i rëndësishëm! Anulohen disa fluturime nga dhe drejt Tiranës
Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit të publikuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, anulimet prekin fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Xhenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane. Aeroporti i Tiranës bën me dije se është në koordinim me komp


Mbi 2 milionë euro blerje në Itali përmes “Tax Free”, Doganat zbulojnë dy raste të dyshuara kontrabande
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet e një hetimi për dy raste të dyshuara të përdorimit të skemës “Tax Free” për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së dhe futjen e mallrave në Shqipëri pa kryer procedurat e detyrueshme të importit. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me administratën doganore italiane, ADM – Direzione Antifrode e Controlli, si dhe me institucione të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Në fokus të verifikimeve janë m


Aeroport i ri në jug, çfarë paralajmëroi Rama nga Brukseli
Shqipëria synon të zgjerojë më tej rrjetin aeroportual, me hapjen e aeroportit të Vlorës, ndërtimin e një aeroporti sezonal në jug dhe rikthimin në funksion të aeroportit të Kukësit. Këto plane u bënë publike nga kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Euro News për Turizmin në Bruksel. Duke folur për rritjen e turizmit dhe nevojën për infrastrukturë që të përballojë numrin në rritje të vizitorëve, Rama tha se vendi po punon për zgjerimin e kapaciteteve aeroport


Aeroporti i Vlorës, arbitrazhi i jep të drejtë MIE: Nuk pezullohet zgjidhja e kontratës me VIA-n
Ministria e Infrastrukturës njoftoi këtë të enjte se Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar kërkesën kryesore të VIA-s për pezullimin e zgjidhjes së Kontratës së Koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Urdhri është nxjerrë më 16 shtator 2026, në kuadër të procedurave të arbitrazhit të urgjencës të nisura nga koncesionari. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Arbitri i Emergjencës ka rrëzuar dy nga tri kërkesat e VIA-s, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën për pezullimin e zgj


Ndryshon harta e udhëtimeve/ Cilat destinacione shënuan rritjen më të madhe?
Vera është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për aeroportet, me udhëtime të shumta për pushime, takime me të afërmit dhe arsye të tjera. Por, përtej destinacioneve që mbajnë numrin më të lartë të pasagjerëve, të dhënat e korrikut 2026 tregojnë se disa linja kanë shënuar rritje të jashtëzakonshme krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në total, trafiku u rrit me 28% krahasuar me korrikun 2025, duke arritur në 1.65 milionë pasagjerë. Sipas raportit të trafik


Aeroporti i Tiranës në ritëm rekord, 1.7 milionë pasagjerë në vetëm një muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të thyejë rekorde në trafikun ajror, me 1.717 milionë pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë muajit gusht. Fluksi i lartë i udhëtarëve kulmoi më 17 gusht, kur aeroporti regjistroi një rekord ditor prej 60,291 pasagjerësh dhe 326 fluturimesh brenda 24 orëve. Shifrat e gushtit vijnë pas një tjetër muaj me rritje të fortë. Në korrik, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përpunoi rreth 1.65 milionë pasagjerë, ose 28.1% më shumë krahasuar me të njëjt
bottom of page