top of page
Të gjithë Artikujt


Çfarë kërkon Shqipëria pas bumit të turistëve? Ibrahimaj: Të qëndrojnë më shumë
Në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se pozicioni gjeografik dhe përmasat e Shqipërisë krijojnë mundësi për ta kthyer udhëtimin në një eksperiencë më të plotë për turistët. Sipas saj, fakti që një vizitor mund të lëvizë brenda pak orësh nga veriu në jug është një avantazh që duhet shfrytëzuar për të krijuar destinacione dhe aktivitete që nxisin turistët të qëndrojnë më gjatë në vend. “Shqipëria ka


Boom-i i turizmit në Shqipëri, Rama: Duhet të rrisim urgjent cilësinë
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re, ku sfida nuk është më vetëm tërheqja e vizitorëve, por edhe mënyra se si vendi i pret dhe i menaxhon ata. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka kaluar nga rreth 2 milionë turistë në mbi 12 milionë, ndërsa tashmë vëmendja duhet të zhvendoset te cilësia dhe turizmi i nivelit të lartë. Duke folur në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama solli në vëmendje ndryshimin e shpejtë të sektorit g


Shqipëria mbushet me turistë, ja sa vizitorë të huaj erdhën në vetëm 8 muaj
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht, numri i vizitorëve të huaj ka kaluar 2.4 milionë, duke konfirmuar ecurinë pozitive të sezonit turistik dhe rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion ndërkombëtar. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila vlerëson se rritja e numrit t


"Boom" turistësht në korrik, miliona udhëtarë hyjnë në Shqipëri
Shqipëria vijon të regjistrojë flukse të larta hyrjesh gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë korrikut 2026 në vend kanë hyrë 2,826,615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja e hyrjeve është udhëhequr nga shtetasit e huaj. Gjatë muajit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë 1,955,099 shtetas të huaj, ose 7.1% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, numri
bottom of page