top of page
Të gjithë Artikujt


Siguria në punë, Inspektorati vendos qindra gjoba
Siguria dhe shëndeti i punonjësve kanë qenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht. Në total janë kontrolluar 857 subjekte, ndërsa verifikimet kanë prekur 22 mijë e 607 vende pune. Kontrollet kanë pasur në fokus respektimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve për sigurinë në vendin e punës, si dhe kushtet në të cilat punonjësit ushtrojnë aktivitetin e tyre. Përveç kontrolleve të zakonshme, Inspektorati ka zhvilluar edhe 224 inspektime


8 shenja që tregojnë se po shfrytëzoheni në punë
Jo çdo problem në vendin e punës është thjesht një mosmarrëveshje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Në disa raste, mënyra se si trajtohet një punonjës mund të jetë tregues i një situate shfrytëzimi. Inspektorati i Punës ka evidentuar disa prej shenjave që punonjësit duhet t’i marrin në konsideratë dhe të mos i neglizhojnë, veçanërisht kur këto problematika përsëriten ose shoqërohen me presion dhe kërcënime. Një prej sinjaleve kryesore lidhet me pagesën. Nëse një punonjës nuk
bottom of page