top of page
Të gjithë Artikujt


Shqiptarët duan punë zyre, por jo një zanat
Viti akademik 2026-2027 nisi me të njëjtat sfida. Me më pak studentë në auditorë se një vit më parë, me pasigurinë e të rinjve për të gjetur një vend pune pas shkolle, ndërsa vijon të mbetet pas interesi për zanatet që kërkon tregu. Mateo Spaho, ekspert ekonomie, thotë se 1 në 5 të rinj zgjedhin arsimin profesional, shifra më e ulët në rajon. Ai e analizon këtë realitet edhe me kulturën e familjeve shqiptare, që në më të shumtën e rasteve arsimin profesional e kanë një zgjedh


Siguria në punë, Inspektorati vendos qindra gjoba
Siguria dhe shëndeti i punonjësve kanë qenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht. Në total janë kontrolluar 857 subjekte, ndërsa verifikimet kanë prekur 22 mijë e 607 vende pune. Kontrollet kanë pasur në fokus respektimin e detyrimeve ligjore dhe standardeve për sigurinë në vendin e punës, si dhe kushtet në të cilat punonjësit ushtrojnë aktivitetin e tyre. Përveç kontrolleve të zakonshme, Inspektorati ka zhvilluar edhe 224 inspektime


Marrëveshje e re për studentët: Më shumë praktika dhe mundësi punësimi
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për praktika profesionale dhe orientim drejt tregut të punës, ndërsa ekspertiza akademike pritet të përfshihet më gjerësisht në zhvillimin e sektorit bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fokus të marrëveshjes është krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejt


Kadastra hap vende pune në Tiranë, ja profesionet që kërkohen
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka hapur vende të lira pune pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë, për specialistë me arsim të lartë në disa fusha të inxhinierisë dhe arkitekturës. Pozicioni është i hapur për kandidatë të diplomuar në Gjeodezi, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë/Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeomjedis, Inxhinieri Hidroteknike dhe Inxhinieri Mjedisi. Aplikimet duhet të dorëzohen me postë në adresën e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, në rrugën “Qamil


“Depresioni” pas pushimeve, pse ndihemi nervoz dhe të lodhur kur kthehemi në punë?
Mungesa e motivimit, lodhja, nervozizmi dhe trishtimi janë ndër shqetësimet kryesore që shfaqen pas përfundimit të pushimeve. Ekspertët e përshkruajnë këtë gjendje si “depresioni pas pushimeve” ose “post-vacation blues”, por ajo nuk konsiderohet një diagnozë e veçantë psikiatrike. Pushimet përfundojnë, valixhet kthehen në dollap dhe ditët e relaksit zëvendësohen me alarmin e mëngjesit, punën, trafikun dhe detyrimet e përditshme. Për shumë njerëz, rikthimi në rutinën e përdits
bottom of page