top of page
Të gjithë Artikujt


Shoqata e turizmit për rritjen e TVSH-së: Po dëmtojmë më duart tona motorrin e ekonomisë
Pas zyrtarizimit nga ana e kryeministri të rritjes së TVSH në turizëm nga 6 në 10% ka reaguar edhe Shoqata Shqiptare e Turizmit. Në një reagim zyrtar shoqata thotë se kjo masë dëmton sektorin. Më poshtë deklarata e plotë Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me Projekt-Vendimin për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6% në 10%. Ky projekt vendim, i ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë


A po i vjen fundi taksës së qarkullimit? Sot vendoset nëse ndryshon kjo politikë fiskale
Ndryshimet në paketën fiskale për vitin e ardhshëm janë bërë tashmë publike në pjesën më të madhe të tyre. Por në tavolinë ne kryeminstrit ka edhe një opsion, i cili është ende në diskutim, taska e shumë debatuar, ajo e qarkullimit. Sot kjo taksë paguhet nga të gjithë, në litrin e naftës në masën 27 lekë. Por kohët e fundit për shkak edhe të zhvillimeve ndërkombëtare çmimi i naftës është kthyer në barrën ekonomike kryesore për shumë shtete. Shqipëria mban dhe ngarkesën më të


TVSH-ja me dy "fytyra": 6% për shportën, 21% për pjesën tjetër të ekonomisë
Teksa protestat e gjata në bulevard kanë nxjerr në pah rritjen e ndjeshme të kostos së jetesës në vend, qeveria po mendon që për herë të parë të rishikojë në ulje një nga taksat bazë, tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Në projektligjin Për disa ndryshime për tatimin mbi vlerën e shtuar,pjesë e paketë fiskale 2027, qeveria propozon uljen e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6%, por paralelisht rrit normën standarde në 21%. Ndërkohë rritje do të ketë edhe TVSH për turizmin n


Taksa e fjetjes ndryshon mënyrën e llogaritjes. Hotelet paguajnë edhe për klientë që nuk i kanë pasur
Strukturat akomoduese po përballen me një ndryshim në mënyrën e llogaritjes së taksës së fjetjes. Në vend që pagesa të bazohet në numrin real të personave që kanë qëndruar në hotel, sipas operatorëve të sektorit, tashmë detyrimi llogaritet mbi një nivel të përcaktuar të shfrytëzimit të kapacitetit. Një prej operatorëve shpjegon se më parë çdo muaj plotësohej një evidencë me emrat e personave të akomoduar dhe, mbi bazën e këtyre të dhënave, paguhej taksa e fjetjes. Për një ta
bottom of page