top of page
Të gjithë Artikujt


Siguria ushqimore, prova e radhës për Shqipërinë. Zv.ministrja: Sfidë e madhe për integrimin
Në një kohë kur Shqipëria synon të ruajë ritmin e negociatave dhe të mbyllë të gjithë grupkapitujt deri në vitin 2027, siguria ushqimore përbën një prej sektorëve ku përafrimi me standardet europiane kërkon angazhim të institucioneve si në nivel qendror, ashtu edhe vendor. Zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino tha në një intervistëj se krahas grupkapitullit të “Themeloreve”, ku përfshihen kapitujt 23 dhe 24, vëmendje të veçantë do të kërkojnë edhe sektorët që lidhen me prodhimin


Çmimet e ushqimeve drejt rënies? Elvin Meka tregon çfarë pritet pas “Pasqyrë Albania”
Çmimet e produkteve ushqimore vijojnë të jenë një nga çështjet më të ndjeshme për familjet shqiptare, ndërsa debati për mënyrën se si formohet çmimi final po zhvendoset përtej pikave të shitjes. Profesori i ekonomisë, Elvin Meka, e sheh nismën “Pasqyrë Albania” si një hap pozitiv për rritjen e transparencës, por argumenton se publikimi dhe monitorimi i çmimeve nuk mund të jenë zgjidhja e vetme. Sipas tij, duhet parë me kujdes gjithë zinxhiri që nis nga importi dhe kalon përme


Ibrahimaj në takim me rrjetet e supermarketeve: Po ndërtohet “radari” i çmimeve
Ndërtimi i platformës “PriceWatch Albania – Pasqyra e Çmimeve” po hyn në një fazë të re, me përfshirjen e rrjeteve kryesore të supermarketeve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se puna po vijon me drejtuesit e rrjeteve të mëdha të shitjes me pakicë, me synim krijimin e një sistemi që do t’u japë qytetarëve informacion më të qartë dhe të përditësuar mbi çmimet e produkteve bazë. “Me drejtuesit e rrjeteve kryesore të supermarketeve, vijoj


Çmimet nën monitorim/ Nga shtatori nis “PriceWatch Albania”, ja si do të funksionojë
Nga muaji shtator pritet të nisë “PriceWatch Albania”, një platformë e re që synon t’u japë konsumatorëve mundësinë të shohin dhe të krahasojnë çmimet e produkteve bazë në treg. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale Delina Ibrahimaj, e cila thekson se qëllimi është rritja e transparencës dhe informimi më i mirë i konsumatorëve. Sipas Ibrahimajt, platforma do të integrohet edhe në "PasqyrAlbania" dhe do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë, por edhe kon
bottom of page