top of page
Të gjithë Artikujt


Kujdes! 60 ditë kohë për të deklaruar ndërtimet pa leje, më pas i konfiskon shteti
Ndërtimet pa leje të konstatuara nga bashkitë apo institucione të tjera administrative do të përfshihen në një skemë të re administrimi, me pronarët që do të kenë një afat 60-ditor për vetëdeklarimin e tyre dhe për të përfituar nga e drejta e parablerjes. Afati 60-ditor nuk ka nisur ende. Ai do të fillojë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, sipas shpjegimeve të dhëna gjatë shqyrtimit të projektligjit në Kuvend. Nëse një ndërtim i konstatuar nuk vetëdeklarohet brenda këtij afa


Pse po ndërtohet shumë, por jo për të gjithë?
Shqipëria po përjeton një paradoks në tregun e pasurive të paluajtshme: ndërsa numri i familjeve është në rënie në pjesën më të madhe të vendit, stoku i banesave vazhdon të rritet. Por ndërtimi i ri nuk po ndjek domosdoshmërisht nevojën për strehim të familjeve shqiptare. Sipas një analize të ALTAX, kërkesa po ushqehet gjithnjë e më shumë nga kapitali, remitancat, investimet, turizmi dhe blerësit jorezidentë. Në dy dekadat e fundit, sektori i ndërtimit ka krijuar një treg gji


Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?
Nga Irena Beqiraj Aktiviteti i ndërtimit bëhet i rrezikshëm për një ekonomi kur: 1) pjesa që ai zë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) kalon pragun prej 10%, ose 2) kur rritja e sektorit tejkalon rritjen e përgjithshme ekonomike me më shumë se 2 deri në 3 pikë përqindjeje ndërkohë që vërehet një bum krediti për pasuri të paluajtshme/ndërtim si dhe rritje të çmimeve të pronave. Kur investimet në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme zënë më shumë se 10% të PBB-së, edhe ai zgjeroh


Rritet besimi në ekonomi, ndërtimi "merr hov" në gusht. Çfarë parashikojnë ndërtuesit për çmimet?
Besimi në ekonomi është përmirësuar gjatë muajit gusht, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë në kuadër të Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 1.8 pikë në gusht, duke qëndruar në një nivel 7.4 pikë mbi mesataren e tij historike. Përmirësimi u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë dhe shërbimeve, ndërsa një ndikim pozitiv, por më të vogël, dha edhe besimi i


Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesata
bottom of page