top of page
Të gjithë Artikujt


Greqia "në luftë" me çmimin e lartë të karburanteve, njofton tjetër paketë mbështetëse
Qeveria greke po ndërhyn sërish për të frenuar ndikimin e çmimeve të larta të karburanteve, në një kohë kur benzina dhe nafta në vend kanë kaluar nivelin e 2 eurove për litër. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë të re masash, ku lehtësimi kryesor do të jetë për naftën e automjeteve. Nga 1 deri më 15 tetor, subvencionimi shtetëror do të rritet nga 10 në 15 centë për litër. Nëse këtij reduktimi i shtohet edhe ulja që pritet të aplikohet nga rafineritë, përfi


Qeveria greke "hap thesin": 400 euro bonus çdo vit për pensionistët, ja kur nis pagesa
Një paketë e re masash ekonomike pritet të prekë pensionet, pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore në Greqi. Ndër ndryshimet kryesore është pagesa vjetore prej 400 eurosh për pensionistët, ndërsa në vitet në vijim parashikohen bonuse dhe rritje të tjera për punonjësit e sektorit publik e privat. Pagesa shtesë prej 400 eurosh pritet të nisë në nëntor 2026 dhe të përsëritet çdo vit. Skema do të zgjerohet ndjeshëm, pasi pritet të hiqen kriteret që lidhen me të ardhurat dhe


Ulen çmimet në Greqi, mijëra produkte më lirë. Për herë të parë përfshihet edhe mishi
Një nismë e re për uljen e çmimeve të produkteve bazë ka nisur në Greqi, me 1.740 produkte që do të shiten me çmime mesatarisht 9,5% më të ulëta. Nisma Kombëtare për Uljen e Çmimeve u prezantua të hënën nga ministri grek i Zhvillimit, Takis Theodorikakos, dhe presidentja e Autoritetit të Pavarur për Kontrollin e Tregut dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Despina Tsangari. Në program marrin pjesë mbi 100 furnitorë, 12 zinxhirë supermarketesh dhe 3 zinxhirë dyqanesh për lodra dhe ar


Alarm në Greqi/ "Fluturojnë" çmimet e karburanteve, çfarë pritet të ndodhë në shtator
Çmimet e karburanteve në Greqi kanë kaluar një tjetër prag të rëndësishëm, me benzinën që tashmë shitet mesatarisht mbi 2 euro për litër, ndërsa sinjalet nga tregu paralajmërojnë rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat greke, çmimi mesatar kombëtar i benzinës pa plumb ka arritur në rreth 2.015 euro për litër, ndërsa nafta po tregtohet mesatarisht me rreth 2.02 euro për litër. Por rritja mund të mos ketë përfunduar. Gjatë javës së fundi
bottom of page