top of page
Të gjithë Artikujt


32 mijë të huaj në Shqipëri, a po krijojmë një treg me paga të ulëta?
Të dhënat më fundit nga INSTAT flasin për se për vitin që lamë pas u regjistruan 32 mijë të huaj, që u bënë pjesë e tregut të punës. Kjo shifër sa vjen dhe rritet madje pritshmëritë janë që këtë viti të jetë edhe më i lartë. Xhenis Çelaj, eksperte rekrutimi, thotë të huajt që vijnë kanë eksperiencë pune, nuk janë fillestarë dhe përshtaten shpejt me proceset e punës. Ndërsa sa i përket pagesës së tyre ata thuajse janë në pagat e shqiptarëve. “Mund të them se paga që kërkon një


Besimi në ekonomi rritet në shtator, konsumatorët dhe ndërtimi më optimistë
Besimi në ekonomi është përmirësuar lehtë gjatë muajit shtator, i ndikuar kryesisht nga rritja e optimizmit të konsumatorëve dhe bizneseve në sektorin e ndërtimit. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u rrit me 0.3 pikë, duke reflektuar pritshmëri më pozitive për ecurinë e ekonomisë. Rritjen më të ndjeshme të besimit e kanë shfaqur konsumatorët dhe sektori i ndërtimit. Për konsumatorët, treguesi i besimit u rrit me 2.3 pikë përqindje. Përmirë


213 milionë euro nga BE-ja, Von der Leyen zbulon çfarë pritet në javët e ardhshme
Shqipëria ka përfituar deri tani 213 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian, ndërsa pagesa të tjera pritet të disbursohen në javët në vijim. Shifrën e bëri publike presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Von der Leyen tha se Shqipëria ka përmbushur rreth 80% të reformave të parashikuara në kuadër të këtij plani, duke e lidhur përparimin me procesin e integrimit gradual të eko


PBB rritet me 3.61% në tremujorin e dytë, shërbimet dhe administrata mbajnë ekonominë
Ekonomia shqiptare u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara për Produktin e Brendshëm Bruto. Rritja është mbështetur kryesisht nga aktivitetet e shërbimeve dhe sektorët publikë. Kontributin më të madh e dha grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.38 pikë përqindje. Në vend të dytë renditet “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”, me një kontribut prej


Pse ndërtimi është kthyer në një sektor të rrezikshëm për ekonominë ?
Nga Irena Beqiraj Aktiviteti i ndërtimit bëhet i rrezikshëm për një ekonomi kur: 1) pjesa që ai zë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) kalon pragun prej 10%, ose 2) kur rritja e sektorit tejkalon rritjen e përgjithshme ekonomike me më shumë se 2 deri në 3 pikë përqindjeje ndërkohë që vërehet një bum krediti për pasuri të paluajtshme/ndërtim si dhe rritje të çmimeve të pronave. Kur investimet në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme zënë më shumë se 10% të PBB-së, edhe ai zgjeroh
bottom of page