top of page

Stacioni I trenit do të jetë në Tianë, në Bulevardin Zogu i Parë

  • May 11
  • 1 min read

Hekurudha Shqiptare ka hapur procedurën e prokurimit për realizimin e projektit, që përfshin zgjatimin prej 4 km nga Kthesa e Kamzës deri në Bulevardin Zogu i Parë, aty ky ka qënë historikisht stacioni i trenit.

Ky tender kap shifrën e 15.7 milion eurove dhe parashikon tre  ndalesa përgjatë këtij segmenti. Një ndalesë do të jetë në zonë e Spitalit Ushtarak, një tjetër në rrugën “Jordan Misja”  dhe një në Bulevardin e Ri pranë parkimit publik. Ky investim do të financohet 100 % nga buxheti I shtetit.

Zgjatimi prej 4 km është pjesë e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës –Rinas. Qëllimi I këtij zgjatimi është intregrimi i rrjetit hekurudhorë me trasnportin urban. Më herët ishte parashikuar që stacioni kryesor do të ishte tek terminali aktual i autobusëve në Kthesën e Kamzës.  

Projekti kësaj here përfshin një paketë të plotë punimesh, duke përfshirë: punimet civile dhe ndërtimore, përfshirë urën mbi unazën e Madhe të Tiranës, katër mbikalime këmbësorësh, etj, ndërtimin e mbishtresës së re hekurudhore (ballast, traversa dhe shina), instalimin e sistemeve të sinjalistikës dhe telekomunikacionit,  elektrifikimin e linjës.

 

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter

© 2026 

bottom of page