top of page
Të gjithë Artikujt


Shqipëri–Itali, zgjatet me 5 vite marrëveshja për lejet e drejtimit
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit është zgjatur edhe për pesë vite të tjera. Vendimi garanton vijimësinë e procedurave të konvertimit të lejeve të drejtimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe për shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), e cila e cilëson zgjatjen e marrëveshjes si një lehtësi për qytetarët e të


One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Wi-Fi 7 i përgjigjet më së miri kërkesave të kohës, pasi mund të menaxhojë shumë pajisje të lidhura njëkohësisht, të ofrojë shpejtësi më të lartë dhe një lidhje më të qëndrueshme. Shtëpitë shqiptare e kanë gjithmonë derën e hapur për miqtë. Familja mblidhet, të afërmit vijnë për vizitë, fëmijët luajnë e navigojnë online, televizori nuk fiket pothuajse asnjëherë, ndërsa telefonat dhe laptopët janë vazhdimisht të lidhur. Dhe ndërsa shtëpia mbushet me njerëz, edhe interneti duhe


Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e sektorit privat, krahas korrupsionit, shqetësimi më i madh është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kjo është një nga gjetjet kryesore të raportit “FY 2026 Albania Country Opinion Survey Report”, të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, i cili sjell perceptimet e aktorëve të ndryshëm në Shqipëri mbi sfidat e zhvillimit dhe rolin e Grupit të


Shqipëria, kampione në “llaç e tulla” në Europë, ndërton 2.5 herë më shumë se mesatarja e BE-së
Shqipëria vijoi edhe në vitin 2025 të kishte peshën më të lartë të ndërtimit në ekonomi në Europë, duke u shkëputur ndjeshëm si nga vendet e rajonit, ashtu edhe nga Bashkimi Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, ndërtimi përbënte 12.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë në vitin 2025, kundrejt një mesatareje prej vetëm 5% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, pesha e ndërtimit në Shqipëri është kështu rreth 2.5 herë më e lartë se mesata
bottom of page