top of page

SHIFRAT/ Miliona lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara administrohen nga shteti

Sep 22
1 min read

Mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara ndodhen aktualisht nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Të dhënat u bënë publike nga kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, gjatë një konference të zhvilluar në Tiranë.


Gjatë konferencës, Xhaja prezantoi temën “From Confiscation to Public Good”, ku ndau qasjen dhe përvojën e AAPSK-së në administrimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Sipas të dhënave të publikuara, vetëm gjatë vitit 2026 janë regjistruar 1,175 sekuestrime dhe 84 konfiskime.


Ndërkohë, rreth 180 milionë lekë janë arkëtuar nga qiratë deri në gusht të këtij viti, si rezultat i administrimit të pasurive nën përgjegjësinë e agjencisë.


Një tjetër objektiv i deklaruar nga AAPSK lidhet me periudhën 2025–2030. Synimi është që të paktën 50% e pasurive të konfiskuara të orientohen drejt ripërdorimit, përfshirë edhe ripërdorimin social.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page