top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria jep zgjidhjen, çfarë do të ndodhë me apartamentet e blera, por të konfiskuara
Shteti mund të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit dhe t’ua dorëzojë apartamentet qytetarëve që kanë paguar për to. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e pasurive të konfiskuara. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja, deklaroi gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Socia


Kujdes! 60 ditë kohë për të deklaruar ndërtimet pa leje, më pas i konfiskon shteti
Ndërtimet pa leje të konstatuara nga bashkitë apo institucione të tjera administrative do të përfshihen në një skemë të re administrimi, me pronarët që do të kenë një afat 60-ditor për vetëdeklarimin e tyre dhe për të përfituar nga e drejta e parablerjes. Afati 60-ditor nuk ka nisur ende. Ai do të fillojë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, sipas shpjegimeve të dhëna gjatë shqyrtimit të projektligjit në Kuvend. Nëse një ndërtim i konstatuar nuk vetëdeklarohet brenda këtij afa


SHIFRAT/ Miliona lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara administrohen nga shteti
Mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara ndodhen aktualisht nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Të dhënat u bënë publike nga kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, gjatë një konference të zhvilluar në Tiranë. Gjatë konferencës, Xhaja prezantoi temën “From Confiscation to Public Good”, ku ndau qasjen dhe përvojën e AAPSK-së në administrimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të


Marrëveshje historike mes Shqipërisë dhe Britanisë/ Pasuritë e krimit do të ndahen mes dy vendeve
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë finalizuar një marrëveshje të re për ndarjen e pasurive të sekuestruara nga aktiviteti kriminal, duke vendosur një precedent të parë në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja lidhet me një çështje penale të zhvilluar në Angli dhe Uells, që kishte në qendër një komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar. Në kuadër të hetimeve dhe bashkëpunimit mes autoriteteve të dy vendeve, u identifikuan dhe u rikuperuan në Shqipër
bottom of page