top of page
Të gjithë Artikujt


Të papunët do të paguhen për kurset profesionale, ja kush përfiton
Punëkërkuesit e papunë që u përkasin kategorive të veçanta do të mund të përfitojnë mbështetje financiare për ndjekjen e kurseve të formimit profesional. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon pagesë për çdo orë mësimore të ndjekur, si dhe një bonus mujor për transportin, për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Skema synon të lehtësojë përfshirjen në tregun e punës të personave që hasin më shumë vështirësi për të gjetur një vend pune. Në kategoritë përfi


Eksperti: Fondet e IPARD III janë të djegura! Të përgatitemi për programin e ri
Programi IPARD III vijon të mbetet i bllokuar për Shqipërinë, ndërsa fermerët kanë humbur mundësinë për të përfituar nga rreth 146 milionë euro financime të parashikuara për zhvillimin e bujqësisë. Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ngre shqetësimin se fondet e programit nuk u aksesuan dhe argumenton se tashmë vëmendja duhet të përqendrohet te zgjidhja e problematikës së krijuar dhe përgatitja për IPARD IV. “Bujqësia filloi të rritet dhe të reduktojë atë balancën negative tregta


213 milionë euro nga BE-ja, Von der Leyen zbulon çfarë pritet në javët e ardhshme
Shqipëria ka përfituar deri tani 213 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian, ndërsa pagesa të tjera pritet të disbursohen në javët në vijim. Shifrën e bëri publike presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Von der Leyen tha se Shqipëria ka përmbushur rreth 80% të reformave të parashikuara në kuadër të këtij plani, duke e lidhur përparimin me procesin e integrimit gradual të eko


Lajm i mirë për kujdestarët e personave me aftësi ndryshe! Nga tetori shteti iu paguan sigurimet
Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe dhe fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç. Nga tetori, shteti do të nisë gjithashtu pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu gjatë një takimi me prindër në Qendrën Multifunksionale në Lezhë. Sipas saj, masa për dyfishimin e pagesave ka nisur të zbatohet që nga muaji gusht.


Pagesat e shpejta, Shqipëria përgatitet për revolucionin e transfertave
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë më 3–4 shtator në konferencën e organizuar nga Banka Qendrore e Malit të Zi, me rastin e 25-vjetorit të themelimit. Në panelin mbi besueshmërinë, politikën monetare dhe integrimin në BE, Sejko theksoi rëndësinë e institucioneve të forta, politikave të qëndrueshme dhe komunikimit transparent për ruajtjen e besimit dhe stabilitetit makroekonomik. Ai veçoi reformat e Shqipërisë në kuadër të përafrimit me BE-në, përfshirë
bottom of page