top of page

Nisin aplikimet për Skemën Kombëtare në bujqësi, fondi 5.2 mld lekë

  • May 25
  • 1 min read

Nisën këtë të hënë aplikimet që femerët të përfitojnë nga fondet që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion për këtë vit, fond i cili arrin në 5. 2 miliard lekë. Lajmin e bëri të ditur ministri i bujqësisë Andis Salla gjatë një konferencë për shtyp. Sipas ministrit vetëm në pak orë nga hapja e procesit interesi ka qënë i lartë, rreth 5000 aplikime. Njëkohësisht ministri u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në portalin E-Albania për të përfituar nga 12 masat që ofron skema kombëtare. Risija e skemës së këtij viti është heqja e naftës pa taksa. Kjo skemë pati kundërshti nga femerët, pasi cmimi i naftës është rritur ndjeshëm, por deri më tani nuk ka një plan konkret për ofrimin e mbështetjes së fermerëve me naftë. Me skëmën e re është përgjysmuar nurmi i bagëtive që duhet të ketë një blegtor për të përfituar. 12 mijë lekë për çdo krerë lopë do të marrin ata që kanë tufa jo më të vogla se 5 bagëti, ndrkohë që një vit më parë ishte 10 mijë lekë për tufa jo më të vogla se 5 bagëti. Ndërsa për të imtat financimi është rritur nga 1200 lekë në 1.500 lekë për krerë për tufa jo më të vogla se 50 krerë. Skema Kombëtare është një masë që synon të mbështesë prodhimin vëndas në bujqësi dhe ofrohet viti pas viti me fonde të buxhtetit të shtetit.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter

© 2026 

bottom of page