top of page

Ndalimi i mishit nga Brazili nuk është përfundimtar! Ministria e Bujqësisë: Procesi mund të rihapet

Sep 18
1 min read

Pezullimi i importit të mishit nga Brazili nuk duket të jetë një masë përfundimtare. Zv.ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, tha se Shqipëria do të vijojë të ndjekë vendimet e Bashkimit Europian, ndërsa stabilimentet braziliane po punojnë për të përmbushur kërkesat e reja të vendosura nga BE. Sipas Kikës, aktualisht po zhvillohen auditime dhe shkëmbime mes trupave teknike për të adresuar gjetjet që lidhen me përdorimin e antibiotikëve në prodhimin e mishit.


“Jemi të prirur dhe të angazhuar që të ndjekim të gjitha vendimet e BE, qoftë për pezullim, qoftë edhe nëse pas auditimeve të vazhdueshme dhe shkëmbimeve të trupave teknike që ata janë duke kryer për adresimin e gjetjeve për përdorimin e antibiotikëve, sigurisht që stabilimentet e certifikuara të Brazilit janë angazhuar për të përmbushur kërkesën e re të BE dhe për të garantuar rihapjen e këtij procesi importi”, tha Kika.


Ajo sqaroi se ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur mund të rihapet procesi i importit të mishit nga Brazili. Vendimi do të varet nga përmbushja e kërkesave të reja dhe nga qëndrimi që do të mbajë më tej Komisioni Europian.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page