top of page

Ndahen 29 shtëpi të reja në Delvinë. Si të përfitoni nga programi strehimit?

  • Aug 13
  • 2 min read

Një lajm i mirë për familjet në nevojë në Delvinë. 29 apartamente të reja të programit “Banesa me Kosto të Ulët”, të ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave, janë tashmë gati për të mirëpritur familjet përfituese.Ky objekt është realizuar në kuadër të programeve të StrehimitSocial, me qëllim mbështetjen e familjeve që kanë nevojë për strehim dhe ofrimin e mundësisë për një banesë të sigurt dhe të përballueshme.Me përfundimin e ndërtimit, kanë nisur procedurat ligjore për kalimin e apartamenteve në pronësi të familjeve përfituese. Lajmi  e njoftoi  Enti Kombëtar i Banesave. Sipas këtij insitucioni familjet përfituese ftohen të paraqiten pranë Degës Rajonale të EKB-së në Gjirokastër për të vijuar me procedurat përkatëse të dokumentacionit.  Autoritetet falënderojnë Bashkinë Delvinë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për bashkëpunimin dhe angazhimin në përshpejtimin e procedurave ligjore, duke mundësuar vijimin sa më të shpejtë të procesit në interes të familjeve. Banesat me kosto të ulët janë një alternativë për strehimin e të gjitha atyre familjeve apo individëve që nuk janë në gjendje ekonomike e sociale për të përballuar ofertën e tregut të lirë të banesave ose atë të kredive hipotekore. Enti Kombëtar i Banesave i vjen në ndihmë këtyre familjeve për të siguruar blerjen e apartamenteve nëpërmjet marrëveshjes së bahskëpunimit me dy banka të nivelit të dytë, duke u siguruar kredi me kushte lehtësuese e më të përballueshme.


Por si duhet të veproni për të përfituar banesë me kosto të ulët?


Faza e parë: Kjo është faza deklarative, në të cilën ju plotësoni formularin dhe vetëm deklaroni situatën e strehimit, ekonomike, sociale dhe shëndetësore pranë bashkive.

Faza e dytë: Kjo fazë aplikimi fillon vetëm, pasi bashkia ju ka përzgjedhur për tu trajtuar me një program social strehimi, në rastin konkret, banesë me kosto të ulët të ndërtuar (ose në ndërtim) nga Enti Kombëtar i Banesave. Për tu përzgjedhur nga bashkia për këtë fazë, ju duhet të plotësoni, përveç kritereve që përcakton bashkia, edhe kriterin e të ardhurave. Ky i fundit i jepet bashkisë nga Enti.

Faza e tretë: Lista e qytetarëve përfitues, e miratuar me Vendimin të Këshillit Bashkiak respektiv, i dërgohet Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave.

Faza e katërt: Qytetarët e përzgjedhur si përfitues të apartamenteve njoftohen zyrtarisht për procedurën që do të kryhet, strukturën e apartamentit që i takon referuar certifikatës familjare, përcaktimin e një afati 10 ditor, për kryerjen e pagesës (sipas mënyrës së përcaktuar me Vendim të Këshillit Drejtues) në numrin e llogarisë të vënë në dispozicion nga EKB Drejtoria/Dega Rajonale respektive. Afati do të fillojë nga marrja e konfirmimit me shkrim të njoftimit nga ana e qytetarit.

 

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page