Lajm i mirë, çmimi naftës arrin në nivelet e para luftës
- 2 days ago
- 1 min read

Prej afro dy muajsh çmimi karburanteve është nën regjimin e administrimit nëpërmjet bordit të transparencës.
Në mbledhjen e fundit ky bord vendosi të ulë më tej çmimet e karburanteve, si një sinjal i stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare. Konkretisht bordi i mbledhur këtë të mërkurë vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.






Comments