top of page

Ku investuan të rinjtë në bujqësi? 223 aplikime për blerje kafshësh

  • 5 days ago
  • 2 min read

Blegtoria dhe mekanizimi bujqësor janë prioritetet kryesore të investimeve për fermerët e rinj në vitin 2026.  Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural - AZHBR, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2026 janë regjistruar gjithsej 414 aplikime nga fermerët e rinj në të gjithë vendin. Aplikimet janë përqendruar kryesisht në 3 drejtime që synojnë forcimin e fermave dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese:  Blerje kafshësh- 223 aplikime, Makineri bujqësore- 164 aplikime, Strehim kafshësh- 27 aplikime. “Numrat tregojnë qartë se të rinjtë po investojnë për të krijuar ferma më të forta dhe një bujqësi më moderne e konkurruese” -thuhet në njoftimin e Agjesisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Blerja e kafshëve lidhet ngushtësisht me nevojën për të rimëkëmbur sektorin e blegtorisë i cili ka shënuar dhe rënien më të fortë në vitet e fundit. Tashmë në treg po dominojnë produkte me lëndë të parë të impotuar, krysisht në bulmet.  Skema Kombëtare e Mbështetjes është një nga instrumentet kryesore të qeverisë për të mbështetur zhvillimin rural dhe për të inkurajuar të rinjtë të qëndrojnë dhe të investojnë në bujqësi. Me një fond prej 52 milion euro, fermerët e formalizuar kanë aplikuar sipas nevojave dhe masave që ka përcaktuar ministria e bujqësisë. Qëllimi i kësaj skeme është rritja e prodhimit vendas, ulja e kostove dhe përmirësimi i konkurrencës së produkteve shqiptare në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit. Por pavarësisht kësaj panorame, sektorit bujqësorë nuk është në ditët e tij më të mira. Në vitet e fundit sektori që dikur kishte peshën kryesore në prodhimin e brendshëm bruto, tashmë ka shënuar shenja  tkurrjeje  vit pas viti. Braktisja e fshatit, rritja e çmimeve si dhe konkurrenca nga importi kanë bërë që investimi në këtë sektor të jenë me rrisk të lartë, duke dekurajuar iniciativat e të rinjve për të investuar. Prej tre vitesh bujqësia vuan edhe mungesën e parave nga programi IPHARD i Bashkimit Europian, i cili u pezullua për shkak të parregullsive dhe shpërdorimi të fondeve që zyra e hetimit të BE-së evidentoi në Shqipëri.    

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page