top of page

Kapërcen nafta, arrin në 206 lekë për litër. Rikthehet bordi?

  • Jul 23
  • 1 min read

Shtrenjtimi i çmimit të naftës nuk po ndalet. Këtë të enjte një litër naftë në tregun vendas ka arritur në nivelin e 206 lekëve. Në tre javët e fundit çmimi është rritur me 30 lekë. Kjo rritje vjen në një moment kur qeveria vendosi të mbyllë bordin e transparencës që përcaktonte çmimin e hidrokrabureve me shumicë dhe me pakicë.

Paralelisht ky shtrenjtim vjen edhe si efekt i luftës në Lindjen e Mesme, tensionet në të cilin ka krijuar paqartësi në tregje. Sipas të dhënave, nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës, i datës 17 qershor, kur nafta tregtohej me 176 lekë për litër, çmimi është rritur me rreth 15% brenda një muaji. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillohet një takim për të diskutuar situatën dhe mundësinë e rikthimit të Bordit. Kjo do të merret në konsideratë vetëm nëse karburanti vijon të qëndrojë mbi 200 lekë për litër. Nga ana tjetër, Shoqata e Transportit i ka dërguar një kërkesë institucioneve përgjegjëse për shtyrjen e afatit të skemës së subvencionimit, për shkak të rritjes së kostove nga shtrenjtimi i naftës. Ndërkohë, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme po vijon të luhatë bursat ndërkombëtare të naftës. Sipas të dhënave të platformës Investing, çmimi i një fuçie Brent të Londrës ka arritur në rreth 95 dollarë.  Pas një periudhe qetësimi, kur çmimi i naftës Brent dukej se po stabilizohej, zhvillimet e fundit në rajon kanë rikthyer presionin në tregjet ndërkombëtare, duke ushqyer pritshmëritë për çmime të larta edhe në ditët në vijim.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page