top of page

Kadastra hap vende pune në Tiranë, ja profesionet që kërkohen

Sep 17
1 min read

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka hapur vende të lira pune pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë, për specialistë me arsim të lartë në disa fusha të inxhinierisë dhe arkitekturës. Pozicioni është i hapur për kandidatë të diplomuar në Gjeodezi, Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë/Urbanistikë, Gjeoinformatikë, Gjeomjedis, Inxhinieri Hidroteknike dhe Inxhinieri Mjedisi.


Aplikimet duhet të dorëzohen me postë në adresën e Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së, në rrugën “Qamil Guranjaku”, Tiranë, ose dorazi në zyrën e protokollit. Afati i fundit për aplikim është 24 shtator 2026. Vetëm aplikimet e plota dhe të dorëzuara brenda afatit do të shqyrtohen. Kandidatët që do të kualifikohen do të njoftohen individualisht përmes emailit më 29 shtator 2026.


Kriteret e aplikimit dhe dokumentet që kërkohen gjenden në faqen zyrtare të ASHK-së, në rubrikën “Lajme – Punësim”.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page