top of page

Euro në “pikiatë”. Tjetër dobësim i monedhës europiane përballë lekut

  • 3 days ago
  • 1 min read

Euro po këmbehet ditën e sotme me 92 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë për valutën europiane. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në vend konfirmojnë rënien e mëtejshme të euros përballë lekut.


Dobësimi i vazhdueshëm lidhet me flukset e larta të valutës që hyjnë në vend, të nxitura kryesisht nga sektori i turizmit, por edhe nga remitancat e emigrantëve.


Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka theksuar në qëndrimet e saj të fundit se forcimi i lekut përballë euros ka ndihmuar në stabilitetin e çmimeve. Pa këtë efekt, inflacioni do të ishte në nivele më të larta, duke shkuar nga rreth 3.2% aktualisht në 7 deri 8%.


Dobësimi i euros ka qenë një fenomen i zakonshëm sezonal, gjatë periudhës së verës dhe gjatë muajit dhjetor, që përkojnë me emigrantët dhe turistët që vijnë në vend. Por ky nivel zhvlerësimi është i paregjistruar ndonjëherë dhe po ashtu, duket sikur kur mbaron efekti sezonal, euro e ka të vështirë të rimëkëmbet përballë lekut, siç ndodhte më parë.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page