A e dini sa na kushton korrupsioni ?
- May 11
- 2 min read

Fenomeni i korrupsionit po kërcënon ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve. Në një analizë që qëndra Altax ka kryer rezulton se vetëm gjatë vitit 2025, dëmi i shkaktuar në ekonomi arrin nga 852-1.1 miliard euro ose e thënë ndryshe sa 3.1- 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vëndit. Studimi “Kostoja e Korrupsionit në Shqipëri 2025”, prezanton për herë të parë një model dinamik që mat jo vetëm humbjet direkte fiskale, por edhe efektet afatgjata në rritjen ekonomike dhe mirëqënien sociale. Sipas analizës së raportit, korrupsioni funksionon si një “taksë e fshehtë” duke cënuar investimet, shtrëmbëron konkurrencën dhe ul cilësinë e shërbimeve publike.
Vetëm kostot direkte fiskale llogariten në 650-810 milionë euro në vit, ekuivalente me 8-10% të shpenzimeve totale publike të vitit 2025. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj humbjeje lidhet me evazionin fiskal, tenderat e fryrë, abuzimet me kontratat publike dhe shpenzimet kapitale.
Sipas raportit çdo pikë rritje e humbur i kushton vendit €200–300 mln prodhim vjetor të parealizuar. Efekti kumulativ 2025–2030 është €3.7–5.7 miliardë humbje potenciale GDP.
22–29% e buxhetit social nuk arrin te qytetari Indeksi i Mirëqenies së Humbur nga €3.75 mld shpenzimeve sociale, €850 mln–€1.1 mld humbin efektivitetin nga korrupsioni sistemik. Kjo tregon se 1 nga 4 lekë në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale nuk arrin te qytetari.
Shqipëria në 2025 renditet e fundit midis vendeve kandidate me progres të ngadaltë. Çdo 10 pikë rritje CPI ka potencial të sjellë shtesë +0.3–0.5 pp rritje dhe +5–8% FDI neto.

Analiza mat edhe efektin indirekt të korrupsionit në ekonomi. Sipas Altax, korrupsioni i heq Shqipërisë çdo vit 0.73 deri në 1.10 pikë përqindjeje nga rritja reale e PBB-së, përmes uljes së besimit institucional, frenimit të investimeve të huaja dhe shtrembërimit të tregut. Në terma monetarë, kjo përkthehet në 202-305 milionë euro prodhim ekonomik të parealizuar çdo vit.
Nëse niveli aktual i korrupsionit vijon i pandryshuar deri në vitin 2030, Shqipëria mund të humbasë nga 2.8 deri në 4.8 miliardë euro prodhim ekonomik kumulativ. Në të kundërt, një ulje e korrupsionit me 25-30% do t’i sillte ekonomisë shqiptare 4 deri në 7 miliardë euro shtesë në PBB deri në fund të dekadës. ALTAX






Comments