top of page
Të gjithë Artikujt


Marrëveshja për çmimet në supermarkete, eksperti: Duhet të kontrollohen importuesit
Nisma e qeverisë për fiksimin e çmimeve të 212 produkteve në pesë rrjete supermarketesh për tre muaj synon të rrisë transparencën në treg, por sipas ekspertit të ekonomisë Mateo Spaho, kjo masë nuk garanton automatikisht uljen e çmimeve për konsumatorët. Spaho tha në "Vizion Plus" se marrëveshja mund të ndihmojë në krahasimin e çmimeve dhe nxitjen e konkurrencës, por theksoi se mbulimi i vetëm pesë rrjeteve të supermarketeve nuk përfshin të gjithë tregun e shitjes me pakicë.


Rritja e çmimeve u frenua në shtator, por ushqimet dhe transporti “godasin” familjet
Inflacioni në Shqipëri u ngadalësua në 2.9% në shtator, nga 3.2% në gusht, por struktura e rritjes së çmimeve tregon se presionet mbi buxhetet e familjeve mbeten të forta. Ushqimet dhe transporti dhanë kontributin më të madh në inflacionin vjetor, ndërsa Banka e Shqipërisë po sinjalizon se rreziqet për çmimet mund të kërkojnë një politikë monetare më shtrënguese. Sipas të dhënave të INSTAT, çmimet e konsumit në shtator u rritën me 2.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të


Kriptomonedhat me rregulla të reja, zbardhet VKM
Tregu i kripto-aseteve në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, një nismë e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që synon të vendosë rregulla më të qarta për aktivitetin e kompanive dhe shërbimeve që lidhen me kriptomonedhat. Projektligji e përafron kuadrin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/1114, të njohur si MiCA, e cila vendos rregulla të përbashkëta pë
bottom of page