top of page
Të gjithë Artikujt


110 mln euro nga Gjermania për energjinë/ Karakaçi zbulon 3 projektet
Qeveria shqiptare ka miratuar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, me një vlerë totale prej 110 milionë eurosh, për financimin e projekteve në sektorin e energjisë dhe eficiencës energjetike. Nga kjo shumë, 20 milionë euro do të ofrohen në formën e grantit. Detajet u bënë të ditura nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili tha se marrëveshjet lidhen me rehabilitimin e konvikteve, HEC-in e Vaut të Dejës dhe digjitalizimin e sistemeve të operatorit të


Energjia elektrike: Shqipëria rrit prodhimin dhe eksportet, bien importet
Shqipëria ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të bilancit energjetik gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u rrit me 5,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa prodhimi vendas shënoi rritje të fortë. Prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti në 2.361 GWh, nga 1.757 GWh në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, duke u rritur me 34,4%. Nga prodhimi total vendas, 42,8% u realizua nga hid


Energjia, Shqipëria përmbush objektivat e integrimit: Mbi 600 MW kapacitete të reja dhe 61 milionë euro në buxhet
Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në reformimin e sektorit të energjisë dhe përafrimin e tij me standardet e Bashkimit Evropian gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se nga 1 janari deri më 30 qershor janë përmbushur një sërë masash të lidhura me reformën energjetike dhe procesin e integrimit evropian. Një prej rezultateve kryesore është zgjerimi i kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Sipas ministrit,
bottom of page