top of page
Të gjithë Artikujt


Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit
SPAK ka nisur marrjen në pyetje të zyrtarëve që kanë pasur rol në procedurën e bllokimit të pagave të magjistratëve. Në kuadër të hetimit, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto. Peto është thirrur nga prokurori i çështjes për të dorëzuar dokumentacionin lidhur me bllokimin e pagave dhe po merret në pyetje në cilësinë e deklarueses. Në kuadër të hetimit SPAK ka administruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimet e Këshillit të Lartë të


Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, Malaj kallëzohet në SPAK
Ngërçi për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka marrë një tjetër përmasë. Pas bllokimit të listëpagesave, 18 gjykata dhe shoqatat e gjyqtarëve e prokurorëve kanë depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Financave Petrit Malaj, Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë Gentian Keri dhe 14 drejtuesve të degëve të Thesarit. Përplasja tashmë nuk është vetëm institucionale. Çështja ka kaluar në Prokurorinë e Posaçme, ku magjistratët kërkojnë hetim për mënyrën se si ësht


SHKRESA/ Zbardhet përgjigjja e Malajt për pagat e magjistratëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar për pagat e magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që Thesari apo Ministria e Financave t’i kenë bllokuar pagesat. Sipas Malajt, problemi lidhet me mënyrën e hartimit të listëpagesave të muajit gusht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, ministri kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht


KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i Shtetit bllokon pagat e gushtit për magjistratët
Pagat e gushtit për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor janë bllokuar nga Thesari i Shtetit, pas vendimeve të dy institucioneve për rritjen e pagës referuese të magjistratëve. KLP dhe KLGJ vendosën që nga 1 gushti paga referuese të rritet në 222.425 lekë, nga 156.800 lekë që ishte më parë, ndërsa mbi këtë shumë aplikohet edhe shtesa prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi në shkurt 2026 formulën
bottom of page