top of page
Të gjithë Artikujt


Kush bën dëm, paguan! Fatura do të vijë në shtëpi
“Kush shkakton dëm, e paguan” është parimi mbi të cilin Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore pas episodeve të dhunës dhe dëmtimit të pronës gjatë protestave në Tiranë. Përmes një ligji të posaçëm për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve, qeveria synon të vendosë përgjegjësi financiare mbi personat që shkatërrojnë pronën publike apo private. Sipas Ramës, dëmet nuk duhet të mbeten barrë vetëm e buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve, ndërsa autorët të


Sejko qetëson qytetarët pas sulmeve ndaj bankave: Depozitat janë të sigurta
Depozitat e qytetarëve nuk rrezikohen nga dëmtimet e shkaktuara në disa degë bankare dhe bankomate gjatë incidenteve të fundit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garanton se sistemi bankar vijon të funksionojë dhe se infrastruktura e dëmtuar nuk cenon qëndrueshmërinë financiare të bankave. Në një takim të zhvilluar sot me drejtues të sistemit bankar, ku morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovac


Dhuna ndaj bizneseve nuk mund të bëhet alibi për pushtetin
Nga Eduard Gjokutaj Pakënaqësia nuk lind në shesh, por në shesh ajo bëhet e dukshme. Shqetësimet për arsimin, punësimin, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet nuk u krijuan brenda këtyre ditëve. Ato u grumbulluan gradualisht ndër vite. Edhe këto 13 vite nuk erdhën në vakum. Ato erdhën pas një premtimi të qartë për drejtësi mbi të kaluarën dhe për ndarje të vërtetë prej saj. Një premtim që u përdor si legitimim i pushtetit dhe si shpresë e re për qytetarët. Pas


Protesta/“Biznesi i vogël nuk përballon dot dëme. E kanë të vështirë ringritjen”
Etleva Treska përfaqëson një biznes të mesëm në kryeqytet. Ajo nuk ishte preh e sulmeve të protestave gjatë kësaj jave, por pohon se puna në ditët te protestave iu reduktua ndjeshëm. Në një intervistë televizive, për E-Zone Treska thotë se dhuna ndaj biznesit të vogël apo të mesëm është fatale “Në Shqipëri pjesa më e madhe e bizneseve që operojnë janë të vogla dhe të mesme. Pra janë biznese familjare që mbajnë veten dhe familjen. Një dëm ndaj kësaj kategorie biznesi është fat
bottom of page