top of page
Të gjithë Artikujt


"Boom" i bizneseve të huaja në Shqipëri, regjistrimet rriten me 35% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari deri në gusht janë regjistruar 1,644 subjekte të tilla, me një rritje prej 35.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-gusht 2025, numri i bizneseve të regjistruara me kapital tërësisht të huaj ishte 1,216. Kjo do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij v


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 35 kredi të miratuara
Mbi 1 mijë biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që synon të mbështesë investimet dhe zgjerimin e aktivitetit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se rreth 350 aplikime kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe janë përcjellë për shqyrtim pranë bankave. Deri tani, 35 biznese kanë marrë miratimin për kredi, me një vlerë totale prej rreth 500 milionë lekësh. Programi, i


Pa kolateral, bizneset e vogla mund të kenë akses në kredi përmes skemës së garancisë
Mungesa e kolateralit është një nga pengesat që hasin bizneset e vogla kur kërkojnë financim bankar. Një marrëveshje e re mes Fondacionit Shqiptar të Garancive për Zhvillim (ADGF) dhe ABI Bank synon të lehtësojë këtë problem, duke u krijuar mundësi financimi bizneseve mikro dhe të vogla që plotësojnë kriteret e përfitimit. Nëpërmjet marrëveshjes, ADGF do të ofrojë garanci kredie për financimet e dhëna nga ABI Bank. Garancia mbulon një pjesë të riskut të kreditimit dhe synon t
bottom of page