top of page
Të gjithë Artikujt


Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Apel për qetësi dhe shmangien e përplasjeve
Unioni Turistik Shqiptar ka shprehur shqetësimin për protestat e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të vendit, të cilat, sipas organizatës, kanë sjellë tensione sociale, përplasje dhe lëndime mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në një deklaratë publike, Unioni Turistik Shqiptar thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për të protestuar, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e rendit publik dhe shmangien e akteve të dhunë


Rama premton mbështetje për bizneset e dëmtuara nga protesta: Do e kalojmë bashkë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku dhjetëra biznese janë sulmuar e dëmtuar. Nga një kioskë e djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama shprehu solidaritet me familjen që humbi biznesin, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën dhe se aktet e dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve.Kreu i qeverisë e cilësoi kioskën e djegur si simbol të mundit dhe sakrificës së një familjeje që siguron


Protestat godasin bankat dhe ATM-të, shoqata: Mbroni sistemin financiar
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka bërë të ditur se disa degë bankare dhe ATM janë dëmtuar gjatë protestave të ditëve të fundit, duke sjellë kufizime të përkohshme në ofrimin e shërbimeve bankare. Për shkak të situatës në terren dhe për të garantuar sigurinë e klientëve dhe punonjësve, një pjesë e bankave kanë operuar me numër të reduktuar degësh ose me orar të kufizuar. Në disa raste, kjo ka sjellë vështirësi dhe vonesa në shërbimin ndaj klientëve. AAB u bën thirrje qyteta
bottom of page