Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Apel për qetësi dhe shmangien e përplasjeve

Unioni Turistik Shqiptar ka shprehur shqetësimin për protestat e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohen në Tiranë dhe në disa qytete të vendit, të cilat, sipas organizatës, kanë sjellë tensione sociale, përplasje dhe lëndime mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në një deklaratë publike, Unioni Turistik Shqiptar thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për të protestuar, duke nënvizuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e rendit publik dhe shmangien e akteve të dhunës.
Organizata shpreh shqetësimin për pasojat që situata e krijuar mund të ketë në jetën publike dhe në imazhin e Shqipërisë, ndërsa bën thirrje për qetësi, dialog dhe përgjegjshmëri nga të gjitha palët.
Sipas Unionit Turistik Shqiptar, ruajtja e sigurisë dhe e stabilitetit është e rëndësishme edhe për sektorin e turizmit, i cili mbështetet te perceptimi i Shqipërisë si një destinacion i sigurt për vizitorët vendas dhe të huaj. Unioni u bën apel protestuesve dhe institucioneve që situata të menaxhohet me maturi, në mënyrë që të shmangen përshkallëzimi i tensioneve dhe pasojat e mëtejshme për qytetarët dhe bizneset.






Comments