top of page

Çfarë vizitojnë më shumë turistët në vëndin tonë ?Turizmi kulturor në rritje

  • 3 days ago
  • 1 min read

Turizmi po tërheq çdo ditë e më shumë turistë të huaj, të cilët në fokus kanë dhe vizitat në sitet kulturore të vëndit. Shifrat e pesë mujorit konfirmojnë një interes në rritje të këtyre vizitave, ku në qëndër janë parqet arkiologjike. Ministri i turizmit kulturës dhe sportit Blendi Gonxhja ndau disa shifra të vizitave që turistët kanë bërë në vëndin tonë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.    

Gjatë muajve Janar–Maj 2026, Institucionet dhe Qendrat e Trashëgimisë Kulturore kanë mirëpritur plot 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer kulturën në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit.

143,086 vizitorë në Muzetë Kombëtarë

188,437 vizitorë në Parqet Arkeologjike

91,559 vizitorë në Kala dhe Monumente të Kulturës

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me +95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara kanë shënuar një rritje prej +147.44%. Ndërsa krahasuar me vitin e shkuar vizitueshmëria u rrit me +9.9% dhe të ardhurat u rritën me +7.3%. Trashëgimia jonë nuk është thjesht histori, ajo është energji, krenari kombëtare dhe një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook
  • Twitter

© 2026 

bottom of page