top of page

Çfarë duhet të deklaroni në kufi? Zbardhen rregullat për udhëtarët

  • 5 days ago
  • 1 min read

Dogana Shqiptare ka publikuar një udhëzim që tregon se cilat shuma parash janë të detyruar të deklarojnë udhëtarët që hyjnë ose dalin nga Shqipëria.


Sipas manualit, ata që kalojnë kufirin shqiptar, në hyrje ose në dalje, janë të

detyruar të deklarojnë në doganë nëse kanë me vete:

• Shuma në të holla (lekë, euro, dollarë, etj.) çdo lloj instrumenti të

negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë

dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10000 euro, ose kundërvlerën

e saj në monedha të tjera;

• Qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese

përkatëse. Deklarimi kryhet pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e

Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Udhëtarët duhet të kenë parasysh se deklarimi kryhet përpara kontrollit të pasaportës nga Policia e Shtetit dhe Autoritetet e Sigurisë, pavarësisht mënyrës së udhëtimit: avion, anije, makinë, motor, biçikletë, apo këmbë. Udhëtarët duhet të kenë parasysh se nuk ka rëndësi ku mbahen vlerat monetare (çantë dore, bagazh, apo mjet

udhëtimi). Detyrimi për deklarim vlen edhe kur mjetet monetare nuk janë në

pronësinë e tyre.


Plotësimi i formularit të deklarimit të vlerave monetare është falas.


Në rast të mosdeklarimit të shumave sipas udhëzimit përkatës, atëherë aplikohen gjoba.



Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page