top of page

Zyrtarizohet nisma “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, qeveria dhe bankat nënshkruajnë marrëveshjen

  • May 13
  • 2 min read


Qeveria shqiptare, sistemi bankar dhe sipërmarrja zyrtarizoi këtë të mërkurë marrëveshjen për zbatimin e projektit të financimit  për bizneset e vogla dhe të mesme “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Ky program i ri ka për qëllim ti vij në ndihmë biznesve të vogla dhe mesme që nëpërmjet një plani biznesi të aplikojnë për kredi, me terma favorizuese, ndërsa shteti do të dalë garantë duke mbuluar 30-70 % të kolateralit. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, guvernatori i BSH-së Genti Sejko apeloi ndaj sistemit bankar për të patur më në vëmëndje bizneset mikro.

Në veçanti, segmenti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme - i cili përbën shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar pjesën dërrmuese të vlerës së shtuar dhe ofruar punësim për pjesën më të madhe të shoqërisë - ka një akses relativisht të ulët në kredi. Për këto arsye, rritja e kredisë për këtë segment duhet konsideruar si një prioritet i rëndësishëm kombëtar. Një akses më i lartë në kredi i SME-ve do t’i hapte rrugë zgjerimit më të shpejtë të potencialeve prodhuese të vendit, rritjes më të shpejtë të produktivitetit total të ekonomisë dhe përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë-tha Sejko

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se normat e interesit do të jenë nga 2 deri në 3 %. Një programi i ngjashëm u ofrua për sektorin e bujqësisë nga Banka e Shqipërisë, program i cili tashmë po ofrohet për një gamë edhe më të gjerë sektorësh.

“Ishte një projekt i dedikuar për bujqësinë, nga i cili ne nxorëm mësimet tona dhe sot është një projekt që është kthyer në një program mbështetje të qeverisë për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ata që kanë ndërmarrje, pas firmosjes futet në zbatim një program që i hapet derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre. Do vihet në dispozicion linjë kredi me interes minimal 2% dhe maksimal 3%. Kërkojmë bashkëpunim të plotë nga ana juaj, e shoqëruar me garanci sovrane për të ulur riskun e kredisë për bankat. Garanci sovrane që varion nga 30-70% sipas nivelit të riskut. Bankat duhet të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë. Niveli i riskut është i lartë dhe kemi mësuar se projektet nga ky sektor duhet të jenë projektqë kanë një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin, inovacionin”, tha Rama.

Programi pritet të nisë zbatimin në muajin Qershor dhe aplikimet për kredi do të mund të bëhen deri në fund të vitit 2027.  

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page