Turizmi rritet numri i vizitorëve në hotele, kryesojnë italianët
- 2 days ago
- 1 min read

Numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri gjatë muajit prill 2026 u rrit me 19.7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Rritja u mbështet kryesisht nga turistët e huaj, të cilët u shtuan me 22.6%, ndërsa vizitorët rezidentë u rritën me 12.9%. Këto shifra konfirmojnë gjallërimin e sezonit turistik gjatë muajit prill.
Edhe net-qëndrimet shënuan rritje me 5.6%, duke reflektuar vazhdimin e interesit për destinacionet shqiptare. Italia mbetet tregu kryesor i turistëve të huaj me 23% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 13%, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania me nga 8%, si dhe Franca me 6%.
Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele mbeti në nivelin 22.4%, e pandryshuar krahasuar me prillin e vitit 2025. Të dhënat konfirmojnë vijimin e rritjes së aktivitetit turistik në prag të sezonit veror. Operatorët e fushës kanë paralajmëruar se ky viti do të jetë në të njëjtat kushte si një vit më parë. Në 2025 Shqipëria mirëpriti afro 12 milion turistë, shirfra më e lartë e rregjistruar deri më tani.






Comments