Të rinjtë kanë humbur shpresën, pedagogu: Asgjë nuk i ndal të emigrojnë

Qindra të rinj prej disa muajsh protestojnë në kryeqytet për kushte më të mira, por edhe kundër kastit politik në vend. Pjesë e protestave së fundmi i janë bashkuar edhe një pjesë e padagogëve. Sipas tyre stufdentët kanë shumë arsye për të protestuar që lidhen jo vetëm me kushtet e jetesës por edhe cilësinë e arsimit në vënd. Evarist Beqiri pedagog analizon se të rinjtë kanë humbur shpresën në vënd ndaj dhe emigrojnë.
“Mbështetja e qeverisë për të subvencionuar 50% të qirasë mujore për studentët nuk është e mjaftueshme. Studentët kërkojnë gjëra më minimale. Fëmijët kërkojnë shpresë sepse në sytë e tyre ka vetëm dëshpërim. Këtu në Shqipëri, edhe ata studentë apo të rinj që janë me punë të mirë dhe kur i pyet që a duan të largohen nga vendit, 90% ngrenë dorën. Nuk shohin shpresë. Mund të ulësh qiratë, por a ja u rikthen dot shpresën dhe besimin tek institucioni?” –tha Beqiri
Përtej këtij realiteti investimi në arsim është shumë larg vendeve që na rrethojnë. Fondet që shpenzohen për arsim janë të pamjftueshme, ndërsa cilësia e mësimdhënies është në nivele të ulta
Sot të rinjtë duan të arsimohen dhe diploma e tyre të lidhet me tregun e punës, një element që mungon në tregun tonë. Kërkimi shkencor është inegzistent, ndërsa diploma ka me shumicë. Këto janë arsye që të rinjtë duan të ikin dhe të studiojnë dhe të punojnë jashtë vendit-tha Beqiri
Prej dy javësh të rinj dhe studentët janë në bulevard duke protestuar madje dhe në mënyrë të dhunshme kundrejt klasës politike, tek e cila nuk shikojnë të ardhmen e tyre






Comments