Shfuqizohet bordi i karburanteve, nafta në nivelet e para luftës
- 2 days ago
- 1 min read

Qeveria ka vendosur të ndërpresë funksionimin e Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve, duke argumentuar se ai e ka përmbushur misionin e tij gjatë periudhës së luhatjeve të forta në tregjet ndërkombëtare. Lajmin e bëri të ditur ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj, sipas të cilës çmimet e karburanteve kanë nisur të ulen javët e fundit, ndërsa pritet edhe stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare të energjisë.
“Ne sot vendosëm që të ndërpresim Bordin e Transparencës për monitorimin e çmimeve të karburanteve, i cili prej disa muajsh ka qenë në funksion. Gjatë kësaj periudhe ka pasur luhatje të çmimeve, por prej dy javësh çmimi i karburanteve ka ardhur duke u reduktuar. Gjithashtu, pritshmëritë janë që edhe Kanali i Hormuzit të zhbllokohet, çka do të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e tregjeve dhe furnizimin me karburante”, u shpreh Ibrahimaj
Ky qetësim i trgjeve erdhi edhe pas arritjes së marrëveshjës mes SHBA-Iranit.
Bordi u krijua në mars 2026 për të kontrolluar çmimet e karburanteve, por vendimet e tij shkaktuan përplasje me importuesit. Pas uljes fillestare të çmimit të naftës, kompanitë paralajmëruan pezullimin e furnizimeve, duke argumentuar se çmimet e vendosura nuk pasqyronin kostot reale të tregut. Më pas, bordi rishikoi vendimin dhe rriti çmimin e naftës.






Comments