Sezoni verorë, bizneset turistike në lupën e tatimeve
- May 5
- 1 min read

Me afrimin e sezonit veror, administrata tatimore harton një plan veprimi për të monitoruar bizneset e fushës, që tentojnë të shmangin detyrimet ligjore. Konkretisht tatimet kanë publikuar Planin Sektorial të Turizmit për vitin 2026 nga Komiteti i Riskut. Ky plan ka si qëllim që të formalizojë dhe të forcojë zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetit turistik, përmes:
Rritjes së përputhshmërisë tatimore, Përmirësimit të transparencës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve si dhe Përdorimit të teknologjive të avancuara dhe inteligjencës artificiale për evidentimin dhe analizimin e tatimpaguesve mosdeklarues apo me risk të lartë.
Konkretisht adminisrtrata tatimore do të kryejë kontrolle të targetuara bazuar në analizën e rriskut, do të kërkjë dhe kërkojë deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave. Në fokus të kontrollove do të jenë edhe monitorimi I punonjësve të angazhuar në aktivitet, përfshirë dhe pagata indicative të miratuara më herët për sektorin e turizmit. Një vëmëndje të posaçme do ti kushtohet dhe faturimit elektronik.






Comments