Rritet inflacioni në Prill, qiratë dhe nafta po shtrejtojnë jetesën

Muaji Prill shënoi një rritje të lehtë të inflacionit, krahasuar me një muaj më parë. Sikundër pritej kjo rritje lidhet me efektet e luftës në Lindjen e Mesme . Sipas Institutit të Statistikave treguesi i inflacionit arriti në 2.8% nga nga 2.6% që ishte një muaj më parë. Shtrenjtim I karburantit ka sjellë një efekt zinxhir pasi ka sjellë rritje të trasnportit ndërsa tregu I qirave në tregun e pronave vijon të jetë elementi I dytë që mban “ndezur” inflacionin në treg.
Referuar shifrave, rritja vjetore e çmimeve në Prill 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Transporti” me 8,5 %, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,7 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,1 %, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 3,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,8 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,7 % secili, “Shërbimi arsimor” me 2,0 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 %, etj
Krahasuar me Mars 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,9 %, “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0,5 %, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,2%






Comments