Prill, bie besimi në ekonomi, konsumatorët më pak optimistë
- May 4
- 2 min read

Muaji Prill shënoi një rënie të treguesit të besimit në ekonomi. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 1.5 pikë në muajin që lam pas. Kjo tendencë u ndikua kryesisht nga ulja e besimit në sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe rënia e besimit të konsumatorëve. Por pavarisht rënies së besimit, sërish niveli i këtij treguesi sipas bankës qëndore qëndron në 6.4 pikë, mbi mesataren historike.
Nga ana tjetër, besimi në sektorin e industrisë dhe të ndërtimit dha kontribut pozitiv në treguesin e agreguar të ekonomisë
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1.5 pikë përqindje në prill, pasi ra me 2 pikë përqindje një muaj më parë. Rritja e besimit në këtë sektor u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial, si dhe për ecurinë e kontratave porositëse nga eksportet. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen, pas rritjes së theksuar një muaj më parë, regjistruan rënie të lehtë këtë muaj
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.9 pikë përqindje në prill. Aktualisht, niveli i tij është rreth 10.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritjen e besimit këtë muaj ndikoi kryesisht përmirësimi i situatës së porosive aktuale. Komponenti tjetër, vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues dha një kontribut të vogël rënës në TBN. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan pothuaj të njëjtin nivel si një muaj më parë
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ul me 1.7 pikë përqindje këtë muaj. Aktualisht, niveli i tij qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ecuria e TBSH-së këtë muaj u ndikua nga ulja e vlerësimit të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për poshtë këtë muaj
Treguesi i besimit në tregti (TBT) u ul me 3.6 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike (rreth 13.4 pikë përqindje). Rënia e TBT-së u ndikua kryesisht nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve. Pritjet për çmimet në të ardhmen vijuan të shënojnë rritje edhe këtë muaj (Tabelë 2, sektori i tregtisë).
Më pak optimist janë dhe konsumatorët, ky treguesi i besimit në ekonomi u ul me 3.2 pikë përqindje në prill, duke rënë rreth 4.5 pikë përqindje poshtë mesatares historike. Në ktë situatë ndikuan rënia në komponentët përbërës: pritjet për gjendjen e tyre personale financiare, situatën ekonomike në të ardhmen, si dhe situata e blerjeve të mëdha, aktuale dhe pritjet.






Comments