Nis zbatimin “Paqja fiskale”. Përjashtohen bizneset e vogla. Përfitues 202 mijë debitorë
- May 18
- 1 min read

Pas afro pesë muaj pritje dhe konsultimesh me organizmat ndërkombëtar, e ashtëquajtuara “Paqja Fiskale” ka nisur zyrtarisht zbatimin. Në fletoren zyrtare janë publikuar ligjet e kësaj pakete ligjore, çfarë do të thotë se nga ky moment administrata tatimore do të nis zbatimin në praktikë. Përfitues janë vetëm bizneset që kanë xhiro mbi 14 milion lekë apo binzeset e mëdha. Një nga ligjet më të rëndësishme të kësaj nisme është fshirja e detyrimeve tatimore të të gjithë biznese që kanë akumuluar debi deri në vitin 2014, së bashku me kamatëvonesat. Kjo fshirje do të bëhet automatike brenda këtij viti nga tatimet. Në total parashikohet se janë 202 mijë biznese debitore ndaj shtetit, të cilët kanë akumuluar një borxh prej 2 miliard euro apo 200 miliardë lekë. Por pas 2014, borxhet ndaj administratës fiskale lehtësohen nëse paguhen detyrimet, në mënyrë të përshkallëzuar. Një nga pikat më të debatueshme të kësaj nisme është edhe rishikimi I pasqyrave finaciare të tre viteve të fundit. Subjektet që zgjedhin këtë opsion mund të rideklarojnë elemente të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve pa penalitete, interesa apo gjoba administrative. Megjithatë, kjo e drejtë mund të përdoret vetëm një herë dhe nuk mund të korrigjohet më pas. Por skema parashikon edhe kushte të forta për të shmangur abuzimet. Marrëveshja prishet nëse biznesi nuk realizon rritjen minimale 18% të fitimit, nëse ndryshon aktivitetin ekonomik, nuk paguan këstet në afat, kryen shkelje të përsëritura tatimore apo rezulton me deklarime të rreme. Një tjetër element i rëndësishëm është se në rast se fitimi rritet me mbi 50% krahasuar me vitin paraardhës, atëherë aplikohet norma standarde 15% mbi të gjithë fitimin e tatueshëm.






Comments