Nga tetori, kodi për e-albania në WhatsApp dhe Viber
Sep 23
1 min read

Qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të kenë një mënyrë të re për të marrë kodin e autentikimit. Nga 1 tetori, kodet do të mund të dërgohen edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.
Njoftimi është bërë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila sqaron se shërbimi do të përdoret për procedurat në e-Albania që kërkojnë autentikim ose nënshkrim elektronik.
Sipas AKSHI-t, mesazhet zyrtare të dërguara përmes këtyre aplikacioneve do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik.
Qytetarëve nuk do t’u kërkohet të japin të dhëna personale apo informacione sensitive dhe mesazhet zyrtare nuk do të kërkojnë klikimin në lidhje apo kryerjen e veprimeve të tjera.






Comments