top of page

Nga 3 shtatori ndalohet importi i mishit nga Brazili. Ndërpriten marrëdhëniet 20-vjecare

  • Aug 11
  • 1 min read

Pas rreth 20 vitesh, Shqipëria pritet të ndalojë importin e mishit dhe produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, duke reflektuar drejtpërdrejt vendimin e Bashkimit Europian për pezullimin e furnizimeve nga ky vend.

Sipas një shkrese që Ministria e Bujqësisë i ka dërguar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ndryshimet e parashikuara nga Rregullorja Zbatuese e Komisionit Europian 2026 do të zbatohen automatikisht edhe në Shqipëri, pasi urdhri në fuqi që nga viti 2006 e kushtëzon importin me miratimin nga BE-ja të zonave dhe stabilimenteve të prodhimit.

Vendimi i BE-së u mbështet unanimisht nga ekspertët e shteteve anëtare për shkak të shqetësimeve mbi përdorimin e medikamenteve veterinare që ndikojnë në rritjen e masës muskulare të kafshëve.

Ministria ka udhëzuar AKU-në që të njoftojë operatorët ekonomikë që importojnë mish gjedhi dhe mish shpendësh nga Brazili, ndërsa zbatimi i masave do të nisë më 3 shtator 2026.

Brazili ka qenë prej vitit 2006 furnizuesi kryesor i Shqipërisë me mish viçi, derri dhe pule, si dhe një burim i rëndësishëm për industrinë e përpunimit të mishit.

Sipas të dhënave të WITS të Bankës Botërore, në vitin 2024 Shqipëria importoi nga Brazili 28.5 milionë dollarë mish dhe të brendshme, ndërsa 10.1 milionë dollarë i përkisnin mishit të shpendëve.

Ndërprerja e këtij furnizimi krijon nevojën për orientimin drejt tregjeve të reja, ku kriteri kryesor nuk do të jetë vetëm çmimi dhe sasia, por edhe standardet e sigurisë ushqimore dhe përputhja me rregullat europiane.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page